Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 10:10

24 orët e dilemës së Agron Llakajt për t'u larguar nga Vizion plus, çfarë pritet të ndodhë

Prej ditësh po bën xhiron e mediave e rrjeteve sociale lajmi se Agron Llakaj do rikthehet në drejtimin e "Portokalli". Mirëpo në një prononcim për revistën “Who”, Llakaj u shpreh se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht, që do të thotë se i takon një eksperience të arkivuar te kujtimet e së shkuarës. Aktori u shpreh gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus”, me të dyja projektet e tij televizive.

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Llakaj është në kontradikta me drejtuesit e “Vizion Plus” dhe ka shumë gjasa që ky sezon të jetë dalja e tij e fundit në këtë ekran.

Madje, burime brenda këtij televizioni tregojnë për "Panorama plus" se Llakaj ka më shumë 24 orë që është në dilemë. Sipas burimeve ai ka nisur telefonatat me aktorët e humorit që ka njohje, për organizimin e një trupe sa më të kompletuar në televizionin tjetër ku ka plan të shkojë. Për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të prej shtatorit, do të duhet të presim edhe pak.