Nga Shqipëria / E Hënë 8 Qershor 2020, 11:11

E fundit/ 17 raste të reja në Shqipëri, ja në cilat qytete ka më shumë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 102 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 17 raste pozitive.

8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë testuar 19 personel shëndetësor, prejt e cileve 3 kanë rezultuar pozitiv dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht po trajtohen 34 pacientë dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 945.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer 18.500 testime molekulare dhe seriologjike ne te gjithe vendin. Janë konfirmuar pozitiv 1263 raste. 

Aktualisht 284 persona janë aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Kamëz, Krujë.