Nga Shqipëria / E Hënë 8 Qershor 2020, 10:10

Shërohet nga koronavirusi ukrainasja, i fejuari nga Saranda e surprizon tek Spitali Infektiv

Julia Kornitska është ukrainasja, e cila muajin e kaluar u infektua me koronavirus. Pas 15 ditësh ajo ka lënë spitalin Infektiv duke e mposhtur Covidin falë punës së bluzave të bardha.

Jashtë spitalit e priste i fejuari i saj shqiptar Bruno Miskaj, i cili e surprizoi me një buqetë me lule dhe një pusullë ku shkruhej: "Dashuria ime, asgjë nuk na ndalon ne".

"Ishte shume e lehtë sepse e kapëm që më fillim sëmundjen. 3-4 ditët e para iku temperatura pas 2 ditësh iku kolla dhe tani të rikthehemi në shtëpi", tha i fejuari i ukrainases.

"Jam shumë e lumtur, më shumë se e lumtur. Ishte staf i shkëlqyer duke filluar që nga infermieret e deri tek mjekët. Tani kujdeseshin shumë për ne", tha ukrainasja.

I fejuari i saj tregoi: "E ka marrë në pune nga një person që ka qenë goxha i papërgjegjshëm, në këtë rast duke pasur të gjithë simptomat. Është një mesazh shumë i fortë për të gjitha ata që kanë shenja të koronavirusit. Kur ke këto shenja rri në shtëpi nuk ke pse të infektosh një njeri,një familje pas të alarmohet një qytet i gjithë".

Burimi: Top Channel