Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 14:02

Portreti i rrallë familjar: Lulzim Basha surprizon të ëmën për ditëlindje

Nëna e kryedemokratit Lulzim Basha feston këtë të diel ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë Basha ka ndarë portretin e rrallë familjar, ku shfaqet bashkë me nënën, babain dhe vëllain e tij.

Basha shprehet se kjo është një nga ditët më të lumtura të tij.

“Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar”, shkruan Basha.