Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 15:03

Kosova hap kufirin me Shqipërinë, qytetarët nuk do të vetëkarantinohen

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rihapet kufiri me Shqipërinë dhe të hiqen masat e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

"Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, tha Zemaj.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka propozuar që të fillohen konsultimet për hapjen e fluturimeve. Nga dita e hënë në Kosovë largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet.

burimi: oranews