Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 15:03

E quajtën Noah, Fatma zbulon kuptimin e veçantë që ka emri i djalit

Më 28 Janar, çifti shumë i dashur për publikun, Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Noah.

Dyshja nuk i kanë kursyer fotot me vogëlushin në rrjete sociale, por portretin e tij ende nuk e kanë zbuluar. Fatma ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Jo vetëm modë" dhe ka zbuluar se emrin e të birit e ka zgjedhur Alfio.

Moderatorja u shpreh se ai e lidh emrin me arkën e Noas dhe me faktin se vogëlushi ka ardhur në një kohë të çuditshme.

"Nuk e kam zgjedhur unë! Kur mora vesh që isha në pritje të një bebushi kisha idenë që unë do bëj gocë, nuk e di pse. Edhe fillova të bëj demek sikur intuita ime nuk gënjen, edhe i them Alfios që shiko nëse është gocë do ja vë unë emrin, se unë kam patur gjithmonë një emër që më pëlqente shumë për vajza, nëse është çun mund t’ia lësh ti emrin.

Ishte çun pastaj i thashë po shiko jo ta lësh ti, ta mendojmë bashkë. Nuk ramë dakord kurrë për emra, emrat e mi Alfios nuk i pëlqenin fare, emrat e Alfios mua nuk më pëlqenin fare. Unë isha në ditët e mia, edhe pak lindja dhe ne nuk kishim një emër për Noah. Edhe Alfio vjen një ditë dhe thotë e kam gjetur emrin dhe nuk dua kundërshtime, dua ta quaj Noah. Ne e kundërshtuam pak në fillim.

Ai nuk e ka një përgjigje të saktë. Thotë që është një emër që i pëlqen, e lidh pak dhe me arkën e Noas. Duke qenë se Noah ka përjetuar 3 tërmete të fortë, erdhi në një kohë të çuditshme. Thotë Noah do të shpëtojë botën sipas Alfios. Kështu që prandaj e la Noah", tha Fatma.