Këngëtarja e njohur Morena Taraku para pak ditësh pohoi se nëse do ishte e mundur të kthehej koha pas, s'do bëhej kurrë e famshme. “S’do bëhesha kurrë person publik, sepse njerëzit flasin shumë e kurrë nuk mund të dinë të vërtetën”, shkruajti këngëtarja në një postim në Instastory.

Së fundmi në një intervistë për "Story.al", Morana ka treguar se çfarë rruge do kishte ndjekur nëse nuk do ishte bërë këngëtare. Ajo i ka çuditur të gjithë duke zbuluar dashurinë e saj për mjekësinë.

Morena tha se i pëlqen shumë mjekësia dhe çdo gjë që lidhet me të. “Mua më pëlqen shumë farmacia. Gjithçka në lidhje me mjekësinë më pëlqen. Në zemrën time unë kam shumë humanitet dhe ndihem mirë kur ndihmoj dikë, pa marrë parasysh çka”, u shpreh ajo.





