Një 18-vjeçar ka marrë përsipër të pastrojë rrugët e qytetit në Buffalo të New York-ut, pas protestave masive që kanë shpërthyer në SHBA. Antonio Gwynn iu deshën 10 orë për të pastruar dhe bëri pjesën më të madhe të punës, edhe pse fqinjët u ofruan ta ndihmojnë.

Biznesmeni Matt Block kur pa në media gjestin e veçantë që kishte bërë 18-vjeçari vendosi t’i dhurojë atij një makinë Mustang të kuqe. Gjithashtu edhe biznesmeni Bob Briceland mësoi për dhuratën që Matt Block i kishte bërë adoleshentit dhe vendosi të ofrojë një vit mbulim falas të sigurimit të automjetit, përmes agjencisë së tij të sigurimeve.

“Unë thjesht u ndjeva i detyruar ta ndihmoja atë. Ne vetëm duhet të mbledhim tërë qytetin tonë dhe t’u tregojmë njerëzve se ka kaq shumë njerëz të mirë këtu,” tha Briceland për CNN.
Antonio mori dhuratë edhe nga Kolegji Medaille një bursë të plotë.
