Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 20:08

Akuzoi Adrianën për mashtrim: Nuk ka as licensë profesioni por punon si psikologe?

Mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit "Dua të të bëj të lumtur" u transmetua historia tronditëse e Adrianës. Vajza, e rritur në jetimoren e Shkodrës rrëfeu se përgjatë gjithë fëmijërisë ishte abuzuar seksualisht nga roja dhe një ndër mësuesit e jetimores, i cili mbyllte në bodrum vajzat e moshës 10-14 vjeç dhe përfitonte nga ato.

Dëshmitë e Adrianës u konsideruan si gënjeshtra nga një psikologe e quajtur Antonjeta Pero. Zonja një fjalë bëri disa deklarata skandaloze, duke u shprehur se fëmijët e jetimores kanë mllef sepse i ka braktisur prindi.

"I gjithë mllefi i fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve është se: Pse prindërit i kanë lënë në institucion dhe vetë ata (prindërit) jetojnë me tjetërkënd. Por kjo, do kapacitet të kuptohet.

Kur në shkollë kemi diskutuar marrëdhëniet seksuale me të mitur, u kam sqaruar të gjithë fëmijëve se: Përdhunimi është operacion pa narkozë. Të përdhunohen fëmijë në institucion e të mos bëjnë zë për këtë veprim, kur nuk janë asnjë minutë vetëm, e ne të na kalojë ky fakt, sikur po ua zbukurojmë ngjarjen më të shëmtuar, që mundet të ndodhë në jetën e tyre. Jeni të kujdesshëm", ka shkruar Pero në rrjete sociale.

Mirëpo kjo zonjë, e cila bën të tilla deklarata, nuk figuron askund në "Urdhin e Psikologut", pra ajo nuk është një psikologe e licensuar. Nëse nuk licensohesh te "Urdhri i Psikologut" nuk mund të punësohesh në institucione publike apo private. Vetë Pero e ka pohuar diçka të tillë me anë të një komenti në rrjete sociale. Teksa një psikologe e licensuar i ka shkruar se një psikologe profesioniste nuk bën kurrë deklarata të atilla, ajo është shprehur se "Urdhri i Psikologut" nuk i ka hyrë kurrë në punë.

Nuk është ende e qartë nëse zonja punon aktualisht si psikologe, ama ajo në rolin e psikologes ka akuzuar Adrianën si gënjeshtare duke e cilësuar si të trilluar historinë e treguar nga ajo.

Më poshtë mund të shikoni se në "Urdhrin e Psikologut" nuk figuron emri i Antonjeta Peros: