Me 14 Janar të këtij viti, çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë. Miriami solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Duam, si kënga e tyre.

Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale por kanë preferuar të mos e zbulojnë ende portretin e tij. Së fundmi Miriami ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël me Duamin në krahë.

Ajo shihet e veshur me fustan të bardhë dhe ka pozuar në natyrë. “Sot dhe asnjëherë nuk do jesh vetëm. Unë do jem aty me ty gjithë jetën”, ka shkruar Miriami krah fotos.




