Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 22:10

Tragjike/ Shkon në 400 mijë numri i viktimave nga Koronavirusi në botë

Numri i viktimave nga Koronavirusi në mbarë botën ka kapur së fundmi shifrën 400 mijë. Saktësisht numërohen 403.707 jetë të humbura.

SHBA është shteti me numrin më të lartë të viktimave ku 112.366 persona kanë humbur jetën. Mbretëria e Bashkuar është e dyta në rradhë me 40.542 jetë të humbura, ndjekur më pas nga Brazili me 36.078 viktima, Italia (33.899), Franca (29.155), Spanja (27.136).

Përsa i përket numrit të të infektuarve, në mbarë botën janë infektuar me Koronavirus 7.052.757 persona, 2 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 2.001.819 të prekur.