Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 22:10

Për pushime së bashku, Dj Sardi fotografohet në momente intime me të dashurën

Dj Sardi ka preferuar gjithmonë që jetën private ta ruajë sa më larg syrit të publikut. Megjithatë disa muaj më parë u zbulua lidhja e tij e re, me një vajzë që nuk është personazh publik.

Së fundmi Sardi ka udhëtuar me partneren drejt bregdetit dhe nuk ka munguar një postim në rrjete sociale. Ai ka publikuar në Instastory një foto intime, në të cilën shihet se i ka vendosur duart në vithet e të dashurës, teksa qëndrojnë të shtrirë në rërë.

Portreti i vajzës nuk duket në foto pasi Dj po mundohet ta mbajë sa më larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Kujtojmë se para pak kohësh ai zbuloi se lidhja e tyre është serioze dhe po ecin në hapat e duhur.