Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 19:07

'Maroku në shtëpinë time', Armina Mevlani organizon festën madhështore për ditëlindje (Pamje)

Blogerja simpatike Armina Mevlani festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo mbushi 29-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan dhuratat dhe urimet e shumta.

Së fundmi Armina ka zbuluar pamjet nga festa e ditëlindjes, e cila është organizuar në shtëpinë e saj. Blogerja është veshur me një fustan blu dhe duket si princesha Jasmine.

Festa është arreduar me motive marokene, siç shkruan dhe Armina në një prej fotove: "Maroku në shtëpinë time".