Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 16:04

E përndoqën për herë të dytë, Luana punëson truprojë dhe bie në sy mes VIP-ave në protestë

Pak ditë më parë u bë e ditur se moderatorja e njohur Luana Vjollca ka denoncuar në polici një djalë 28-vjeçar nga Kosova pasi prej 3-muajsh e ka përndjekur këmba-këmbës. I riu që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e kishte përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private duke tentuar që të komunikojë me të.

Luana e kallëzoi 28-vjeçarin në komisariat, por policia ende nuk ka mundur ta gjejë dhe shoqërojë të riun. Kjo nuk ishte hera e parë që Luana përballet me një situatë të tillë, duke kujtuar fansin në vitin 2017 që e përndiqte prej 1 viti.

Në këto rrethana, Luana ka vendosur të punësojë një truprojë. "Panorama plus" bën të ditur se moderatorja ra shumë në sy gjatë protestës së mbajtur pak ditë më parë, ku shoqërohej nga truproja dhe e motra, Marina.

Të nesërmen Luana postoi në Instagram setin e ri të fotove ku pozon si Marilyn Monroe, me statusin “Unë jam vajzë”, në mbështetje të kauzës.