Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 193 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 14 raste pozitive.
10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë dhe 1 në Durrës.
Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje të rasteve në spitalin Infektiv. Aktualisht po trajtohen 30 pacientë dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 938.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer 18.000 testime molekulare dhe seriologjike ne te gjithe vendin. Janë konfirmuar pozitiv 1246 raste.
Aktualisht 274 persona janë aktiv me Covid-19, 70% e tyre në Tiranë.
