Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 10:10

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, pamjet nga festa me VIP-a dhe dhurata më e bukur

Moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen dhe mbush 57 vjeç. Festa e ditëlindjes nisi mbrëmë dhe në të ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit. 

Arditi postoi në Instastory disa video ku shihet se atmosferën e ka ndezur Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno e Marsela Çibukaj.

Por dhurata më e bukur tregon Arditi ishte momenti kur vajza e tij, Ana këndoi në një duet me Kejsi Tolën.

Në videot e publikuara të ftuarit shihen duke u argëtuar dhe kërcyer nën ritmet e muzikës duke kaluar kështu një ditëlindje plot atmosferë.

Pak më parë Arditi postoi një foto krah bashkëshortes dhe vajzës, bashkangjitur me një dedikim shumë të bukur. "Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: "Gëzuar"! Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri", shkruan moderatori.