Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 09:09

E habitshme: Ky shtet hap klubet e natës, por nuk lejohet kërcimi

Pas rënies së shifrave të rasteve të reja, Spanja ka nisur lehtësimin e masave dhe një prej tyre është hapja e klubeve të natës dhe diskot. Mirëpo hapja e tyre do të shoqërohet me disa rregulla, njëra prej tyre shumë e çuditshme.

Për shkak të rregullave të distancimit social, Ministria e Shëndetësisë vendosi që në klube të mos lejohet kërcimit dhe hapësira që përdorej për të kërcyer, tani do të përdoret për të vendosur tavolina për t’u ulur klientët.

Autoritetet u kanë dhënë leje klubeve apo diskove që të përdorin edhe verandat. Ky rregull i ri ka sjellë reagime nga pronarët e klubeve të natës dhe diskove të cilët nga njëra anë prisnin hapjen, por nuk e mendonin që nuk do të lejohej vallëzimi, një nga aktivitetet më të preferuara të klientëve.