Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar ishte e ftuar së fundmi në një lidhje live me emisionin "Kafe shqeto", ku gjatë intervistës gazetari Flavio Qarri i bëri një pyetje pak të sikletshme.
"A je lidhur me naj bos droge që s’duhet ta dimë?", e pyeti Flavio Luarin, e cila është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private.

Pas emisionit, Luar bëri disa postime në Instagram ku shprehej se Flavio duhet të tregohet më i përgjegjshëm pasi gazetaria është një nga mjetet me të cilat brezat formohen.

"Ok e kuptova që ishte batutë dhe u sqaruam në emision ku mjafton të shikosh videon për të kuptuar se sa në siklet u vure pas replikës time. Unë nuk kam asgjë me personin tënd në veçanti sepse nuk të njoh kush je vërtet pas kamerës, por unë si person publik që jam nuk mund ta kaloja pa replikë pasi vajza të vogla e të rritura më ndjekin. Nuk ka nevojë aspak të kërkosh ti falje, unë i kërkoj ndjesë publikut që duhej të dëgjonte dhe të merrej me këtë çështje. Mbase tani, me këtë reagim dhashë shkas të merren edhe pak, megjithatë tani të paktën nuk mund të vazhdosh të shkruash që unë jam dakort me pyetjen tënde. Sidoqoftë në funksionet që të gjithë mbajmë, duhet të tregohemi pak më të përgjegjshëm kundrejt çfarë po u mësojmë brezave që po rritej në audiencën përkatëse që kemi, kush më pak e kush më shumë. Gëzohem që kemi dalë tashmë nga e bëra televizion vetëm brenda një kuadrati të një skenarinformat dhe spontaniteti nuk është më një tabu, por nuk është as e biseduar në një kafe me shoqërinë sepse damtojnë psikologjinë e brezave që vijnë duke u krijuar pasiguri dhe duke normalizuar stereotipe. Unë të uroj suksese në gazetarinë tënde dhe shpresoj që nga kjo përballje e shkurtër që patëm në fund të ditës thjesht të të bëjë të kuptosh që gazetaria është një nga mjetet me të cilat brezat formohen dhe ke një detyrë e përgjegjësi që në dritaren tënde të kohës mos të argëtosh vetëm me humor por dhe të përdorësh zerin tënd për të luftuar, të shrojmë vlerat e audiencës dhe jo t’i pakësojmë ato", shkruan Luar.

E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Flavios, i cili e akuzoi Luarin se po gënjen, por se për çfarë nuk e bëri të ditur.
“Luar pashë që ke shkruar gjatë. Më lejo shkurtimisht të të them që po gënjen. Nga ana tjetër nuk kam dalë ta bëj këtë zanat kur fillove ti por pak më herët. Pate suprotin tim gjatë gjithë intervistës mdaj këto mediokritete me përgjegjësi ndaj audioncës mi kurse, sidomos ndaj dikujt që është angazhuar rregullisht për këtë ccështje. Do të të sqaroj sicc meriton, shpresoj në mënyrë shteruese dhe sqaruese", shkruan Flavio.



