Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 00:12

Balotelli i del në krah vajzave shqiptare, publikon foton nga protesta

Futbollisti i njohur italian, Mario Balotelli është solidarizuar me protestën "Për fëmijërinë e vjedhur" që po organizohet në disa qytete të Shqipërisë, pas rastit të abuzimit ndaj 15-vjeçares, që tronditi mbarë opinionin publik.

Balotelli ka postuar një foto nga protesta ku shfaqet Dojna Mema dhe Kejli me pankarta në duar.

"Jepini fund çdo lloj dhune", shkruan Balotelli krah fotos.