Mbrëmjen e sotme në "Dua të të bëj të lumtur", u tregua historia e bukur e dashurisë midis Neritanit dhe Dhuratës. Ata ishin martuar me mblesëri, por kishin arritur ta donin dhe respektonin njëri-tjetrin.
Neritani në fillim kishte hezituar që te fejohej pasi ishte vetëm 18 vjeç, por pasi kishte biseduar me Dhuratën kishte kuptuar se sëbashku do të ishin të lumtur. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve familjare babai i Dhuratës kishte kërkuar që ata të ndaheshin dhe për këtë arsye Neritani e kishte rrëmbyer atë duke mos bërë një dasmë.

Për të realizuar ëndërrn e Shuratës për t’u veshur nuse, Neritani i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. “
"Kemi kaluar 20-vite sëbashku mësuam në këto vite të duam njëri-tjetrin, jam përpjekur të të ndihmoj, të të qëndroj pranë. Faleminderit qe je kujdesur për prindërit e mi dhe për fëmijët tanë. Uroj që të kalojmë edhe shumë vite të tjera sëbashku. Të dua!", ishin fjalët e Neritanit për Dhuratën.

"Dua të të bëj të lumtur" e kishte shndërruar studion në një sallë të vërtetë dasme dhe ku të pranishëm ishin disa nga familjarët e tyre. I ftuari suprizë për Dhuratën dhe Neritanin ishte këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Gena.

"I uroj çiftit të kenë dashuri dhe gëzime në jetë pasi familja është gjëja më e shenjtë në botë", tha Gena.
