Është ndarë nga jeta babai i gazetarit të njohur shqiptar, Ismet Drishtit. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë gazetari me një postim në Facebook ku me dhimbje i kërkon miqve të mos e qajnë babain e tij, por ta kujtojnë të qeshur si në videon e publikuar.
"Me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ynë Agim Drishti na la.
Shkoi me shpirtin plot! Miq e dashamirë ju njoftojmë se do e përcjellim nesër nga Shkodra në orën 13:00 nga salla mortore te sheshi Isa Boletini. Mos e qani! Kujtojeni gjithmonë kështu si te kjo video. Me ne i kreu detyrat si më i miri baba. Tani po shkon se po e presin të parët. Të qoftë rruga e lehtë o i miri ynë. Do vazhdojmë të ruajmë emrin e mirë që na le!", shkruan Drishti.
