Mbrëmjen e djeshme shefi i stacionit policor në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku u vendos në pranga, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë. Duraku akuzohet se ka abuzuar me një vajzë nga jetimorja në Shkodër, e cila e ka bërë publike historinë e saj në emisionin "Dua të të bëj të lumtur". Vajza tregoi se ka shkuar për të denoncuar një përdhunim, por u përball sërish me abuzim seksual.
"Ora News" bën të ditur se një ditë pas arrestimit, Duraku është lënë i lirë. Prokuroria e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin pasi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e implikojnë në krim.
Vetë Duraku nuk ka preferuar të komentojë çështjen, duke ja besuar vendimin drejtësisë.
