Pandemia e koronavirusit nuk e ka ndaluar një çift në SHBA të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre. Matthew, 36 vjeç dhe Lilly 28 vjeç vendosën të mos i anulojnë planet për dasmë dhe u martuan në një ndërtesë të braktisur.

Në fotot e publikuara Matthew dhe Lily shihen të veshur nuse e dhëndër dhe mbajnë vënë maska anti-gaz.

Foto të tjera tregojnë çiftin duke u puthur ndërsa nëna e dhëndrit e sheh dasmën në mënyrë virtuale me anë të FaceTime.

Fotot u publikuan nga miku i çiftit, fotografi Scott Sprague. "Fotoja ime e preferuar është ajo me maskën anti gaz ndërsa mes tyre ndodhet një mesazh që lexon: “Ajo për të cilën kemi nevojë në këtë botë është më shumë dashuri", tha ai.


