Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Qershor 2020, 17:05

Reshjet e shiut përmbysin rrugët e Tiranës, Lana del nga shtrati (Video)

Reshjet e shiut kanë përfshirë sot Tiranën duke shkaktuar përmbytje në shumë rrugë. Lumi Lana ka dalë nga shtrati dhe shumë rrugë kanë qenë për minuta të tëra nën pushtetin e ujit.

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet se Lana ka pasur prurje si rrallë herë.

Uji ka dalë nga shtrati tek zona e Pallatit me Shigjeta, një zonë kjo që ka probleme sa herë që bien reshje të dendura në Tiranë.

Pusesat e bllokuara kanë bërë që rrugët dhe trotuarët të mbulohen nga uji dhe është vështirësuar qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve.