Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 256 testime dhe janë konfirmuar 20 raste të reja me Koronavirus. Përkatësisht 10 në Tiranë, 3 në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës dhe 2 në Tropojë.
Aktualisht kemi një personel shëndetësor të ri-infektuar, pastrues i infektuar për herë të dytë si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë duke e çuar në total numrin e të shëruave në 928. Në spitalin infektiv janë të shtruar 27 pacientë, 6 në terapi intensive dhe një i intubuar.
