Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Qershor 2020, 11:11

Polici që përdhunoi vajzën jetime, ngacmoi seksualisht edhe mbesën e Martin Camajt por askush nuk mori masa

Mbrëmjen e djeshme u përjashtua nga puna dhe ra në pranga shefi i stacionit policor në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Duraku ka abuzuar me një të mitur nga jetimorja në Shkodër, e cila e ka bërë publike historinë e saj në emisionin "Dua të të bëj të lumtur". Vajza kishte shkuar për të denoncuar një përdhunim dhe ai ka përfituar nga ajo.

Mirëpo vajza nuk është rasti i vetëm. Para 3 vitesh mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, Vera Camaj ka deklaruar në media se ishte përballur me Izmir Durakun kur kishte shkuar për të kërkuar urdhër mbrojtje nga bashkëshorti. Ajo ka treguar se Duraku i kishte kërkuar favore seksuale për t'i dhënë urdhrin.

“Unë jam ndarë nga bashkëshorti 6 vite me parë, sepse me rrinte brutalisht. Nuk e mbaj mend sa herë kam përfunduar në spital pre tij. M’u bë jeta e pamundur me të dhe të vetmen rrugë që pata, ishte ndarja. Shefi i Policisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kercënimet që kam marrë më ka ironizuar duke kërkuar favore seksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur policinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin", ka treguar Camaj. (Lexo këtu)

Megjithatë dhe pasi Vera e denoncoi publikisht ngjarjen askush nuk mori masa. Ajo u largua për në Gjermani ku kërkoi azil.

Deklarata marrë nga "Shekulli.com"