Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Qershor 2020, 09:09

Feston ditëlindjen, 'Osmani' i bën të shoqes surprizën më të bukur

Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evecen janë bërë shumë të njohur për publikun shqiptar, falë roleve në serialet turke që transmetohen dhe në Shqipëri. Fahriye ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar surprizat nga i shoqi.

Buraku i ka dhuruar partneres një tortë në të cilën ishte vendosur një foto e saj me djalin e tyre. "Sa më shumë vite të lumtura si familje", shkruhej në tortë.

Fahriye ka publikuar një foto të tortës në Instastory duke i shprehur dashurinë publikisht Burakut. "Të dua zemra ime", ka shkruar ajo. Kujtojmë se së fundmi aktorin e shohim në rolin e "Osmanit", serial që po transmetohet dhe në Shqipëri.