Një ngjarje makabre ka ndodhur në Ukrainë. Një edukatore ka mbytur me jastëk një vajzë 1 vjeç për të cilën kujdesej. Ngjarja ka ndodhur në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës. Policia ka arrestuar për vrasje edukatoren Irina Sukhanova, 51-vjeç.
Edukatorja dëshironte të ndalonte vajzën, e quajtur Alesja, të qante pasi u kafshua nga një fëmijë tjetër.
Një video nga kamerat e sigurisë tregon momentin e tmerrshëm kur edukatorja i vendos jastëkun në fytyrë, para se të tentonte ta vinte në gjumë.
Në vend që t’i telefononte menjëherë autoambulancës, Sukhanova akuzohet se ka tentuar të fshinte pamjet e kamerave të sigurisë.
Gjatë seancës gjyqësore, ajo mohoi akuzat duke bërtitur në sallë “nuk e kam mbytur fëmijën tuaj”.
