Nga Shqipëria / E Premte 5 Qershor 2020, 20:08

Këngëtarja e njohur 'plas' bombën: Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar nga të dashurit

Këngëtarja amerikane Billie Eilish, ndonëse vetëm 18 vjeç, është kthyer në një ndër emrat më të dëgjuar në mbarë botën. Ajo njihet për stilin e veçantë dhe tematikat e guximshme.

Mirëpo ndonëse është në lule të rinisë dhe në kulmin e suksesit, jeta private nuk i ecën dhe aq mirë. Së fundmi në një intervistë për "GQ" Billie ka treguar se nuk është ndjerë kurrë e dëshiruar nga të dashurit.

“Një lajm bombë për ju: Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Të dashurit që kam patur nuk më kanë bërë kurrë të ndihem e tillë. Asnjëri prej tyre. S’jam ndjerë kurrë fizikisht e dëshiruar nga dikush në jetën time. Nuk jam ndjerë kurrë e fuqishme në një lidhje", ka treguar ajo.