Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Qershor 2020, 00:12

'Nxorri 2 mijë lekë dhe më tha zhvishu', vajza jetime u përdhunua nga polici në Fushë-Arrëz

Një 27-vjeçare e cila ka rënë pre e abuzimit seksual në fëmijërinë e saj, ka marrë guximin për të denoncuar abuzuesit e saj. 27-vjeçarja jetime nga Shkodra është rritur në shtëpinë e fëmijës.

Në moshën 12-vjeçare ajo është abuzuar seksualisht nga roja i jetimores. Vajza ka denoncuar rastin në polici, por vetë polici ka abuzuar po ashtu me të.

27-vjeçarja ka treguar për emisionin "Dua të të bëj të lumtur" të gjithë historinë e saj. "Polici ka bërë një gjest shumë të keq, shumë të poshtër. Ka nxjerrë 2 mijë lekë në tavolinë dhe më ka thënë tani m'u zhvesh", është shprehur vajza. Historia e plotë do të transmetohet të Shtunën në "Dua të të bëj të lumtur". Vajza ka ftuar psikologen e saj të cilën do e falenderojë që i është gjendur gjithmonë pranë.

Sonte në mbrëmje Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor ka ndaluar shefin e stacionit policor Fushë-Arrëz, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. (Lexo këtu)