Nga Shqipëria / E Premte 5 Qershor 2020, 23:11

E fundit/ Pacientja me Koronavirus humb jetën te Infektivi

Mbrëmjen e sotme te Infektivi ka humbur jetën një 85-vjeçare nga Tirana. Ajo ishte e prekur nga Covid-19 dhe po ashtu vuante nga insuficienca kardiake kronike, fibrillacioni atrial dhe hipertensioni.

Shkak për vdekjen e saj është bërë dekompensimi progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga Koronavirusi. 85-vjeçarja është viktima e 34 në Shqipëri.