Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Manjola Nallbani ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment që e ka lumturuar si një fëmijë. Ajo punon prej vitesh te "Universiteti i Arteve" dhe ka treguar sa është gëzuar për rinkostruktimin e tij.

Manjola ka publikuar një foto të shkrepur te shkallët e universitetit dhe ka shkruar se ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në atë shkollë. Fillimisht si studente dhe prej 15 vitesh si pedagoge.

“U kënaqa si fëmijë kur shkova në Universitetin e Arteve dhe e gjeta kaq të transformuar për mirë pas rikonstruksionit. Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës në këtë shkollë. Njëherë si studente e prej 15 vitesh si pedagoge. E lumtur që do kemi ambientet e kushtet që të ndihemi vërtetë si artiste ne, po sidomos më vjen kaq mirë për studentët”, shkruan Manjola.







