Nga Shqipëria / E Premte 5 Qershor 2020, 20:08

Plas sherri në ish-Bllok: Të rinjtë i gjuajnë me karrige njëri-tjetrit (Video)

Këtë të Premte ka ndodhur një sherr mes të rinjsh në një lokal në ish-Bllok. Ato kanë përdorur karrige dhe gota për të goditur njëri-tjetrin.

"Abc News" ka siguruar pamje nga sherri, ku duken rreth 7-8 persona që zihen. Të gjithë janë shoqëruar në komisariat për të dëshmuar dhe kanë pranuar se sherri ka nisur për motive banale.