Irani është vendi i parë në botë që raporton një valë të dytë të rasteve me koronavirus. Vendi i Lindjes së Mesme njoftoi lehtësimin e masave kufizuese pasi numri i të infektuarve po binte.
Mirëpo në maj numri nisi sërish që të rritet me mbi 3.000 raste ditore. Vetëm të premten ky numër ra nën 3.000.
Autoritetet e Shëndetit në Iran thonë se vala e dytë në fakt është rezultat i përmirësimit të fushatës së testimeve.
Ndërsa sa i përket shifrave ditën e sotme, autoritetet e shëndetit në vend njoftojnë se brenda 24 orëve janë konfirmuar 2,886 raste të reja.
