Para se të mbahej protesta kundër abuzimit seksual, modelja Oriola Marashi iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkoheshin, së bashku me një paralajmërim. “Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht", tha ajo.

Pas protestës Oriola ka reaguar sërish me një postim në Instastory. Ajo ka shkruar se të gjithë ata që kanë si moralista në rrjete sociale, nuk ishin të pranishëm. Megjithatë modelja ka treguar se ndihet shumë krenare sepse ishin mbledhur më shumë njerëz nga ç'priste.

“Ju thashë që do ju tregoja për protestën sot dhe siç e parashikova të gjithë ata që bënë si moralista dhe thanë “pse nuk dilni për hallet e popullit shqiptar” nuk ishin aty. E kuptoj që në mënyrë që pëlqehesh nga publiku apo për lajme disa persona online i shesin shpirtin djallit, por në fund veprat kanë rëndësi jo llafet e tepërta.
E kuptoni vet ju. Por sot u tregua një edukatë dhe solidaritet i jashtëzakonshëm dhe mund të them se ishim më shumë se çe prisja. Jam krenare për këte gjë. Gjithsesi shihemi në protesta të tjera, herë tjetër hajdeni pa bodyguard se protesta miqësore ishte në mes të Tiranës aty ku zhvilloni aktivitetin dhe ju kemi parë përditë”, ka shkruar Oriola.






