Nga Shqipëria / E Premte 5 Qershor 2020, 16:04

'Ti duhet të varesh mes qytetit', Eliona Pitarka i kthehet komentuesit që mbron përdhunuesit

Pas lajmit që tronditi opinionin publik, rasti i abuzimit me 15-vjeçaren, dhjetëra qytetarë në Tiranë marshuan dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza”. Protesës iu bashkuan edhe personazhe të njohur të ekranit, mes tyre aktorja e "Klanifornia", Eliona Pitarka. 

Eliona publikoi në Instagram foto e video nga marshimi, por mes komenteve i tërhoqi vëmendjen një komentues që mbronte hapur përdhunuesit. 

“Po mos të kruhesh askush nuk të përdhunon”, komentonte ai. “Ti duhet të varesh në mes të qytetit bashkë me atë perdhunuesin bastard me këtë koment që bën", ia ktheu Eliona.