Nga Shqipëria / E Premte 5 Qershor 2020, 13:01

Shkuan në një varrim në Tropojë, dalin detajet si u infektua me koronavirus çifti nga Kamza

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se mes rasteve të reja me koronavirus, 2 prej tyre janë në Kamëz, raste të evidentuara në një ceremoni mortore. 

"BalkanWeb" mëson se bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, mbi 50 vjeç.

Korespondenti Ismail Buçpapaj raporton për "BalkanWeb" se çifti nga Kamza kishte udhëtuar nga Tirana drejt Tropojës për të marrë pjesë në një ceremoni mortore, por që gjatë rrugës ishin ndjerë keq.

Pasi kishin dyshuar se mund të ishin infektuar me COVID-19, mësohet se dy bashkëshortët janë izoluar në këtë qytet, ndërsa më pas iu është marrë analiza e tamponit, e cila rezultoi pozitive. Pasi morën analizën, të dy burrë e grua u nisën drejt banesës së tyre në Tiranë.