Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 162 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive.
10 raste në Tiranë, 2 raste në Kamëz, 3 në Shkodër. Përsa i përket rasteve pozitive në Kamëz janë raste të evidentuara në një ceremoni mortore.
Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive, 1 i intubuar.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer 17.500 testime molekulare dhe seriologjike ne te gjithe vendin. Janë konfirmuar pozitiv 1212 raste. 70% e të prekurve janë të shëruar.
Aktualisht 269 persona janë aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kamëz dhe Krujë.
