Nga Shqipëria / E Premte 5 Qershor 2020, 10:10

Nuk morën pagën e luftës, punonjësit e fasonerisë protestë në Durrës

Dhjetëra punonjëse kanë protestuar para Drejtorisë së Tatimeve në Durrës mëngjesin e sotëm. Punonjëset nuk e kanë marrë pagën e luftës të premtuar nga qeveria në kuadër të ndihmës për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ato thanë se nuk do të lejojnë futjen e asnjë zyrtari brenda godinës së Drejtorisë së Tatimeve pa u zgjidhur më parë problemi i tyre. Punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të hyjnë nga dera e pasme.

Protesta e punonjësve të fasonerisë po monitorohet nga policia.

Burimi: Opinion.al