Dhjetëra punonjëse kanë protestuar para Drejtorisë së Tatimeve në Durrës mëngjesin e sotëm. Punonjëset nuk e kanë marrë pagën e luftës të premtuar nga qeveria në kuadër të ndihmës për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Ato thanë se nuk do të lejojnë futjen e asnjë zyrtari brenda godinës së Drejtorisë së Tatimeve pa u zgjidhur më parë problemi i tyre. Punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të hyjnë nga dera e pasme.
Protesta e punonjësve të fasonerisë po monitorohet nga policia.
Burimi: Opinion.al
