Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 15:03

'Kur vesh kravatë, këmishën fute brenda', Rama sherr me Gjuzin: Naltmadhni...

Gjatë seancës plenare ditën e sotme kryeministri Rama ka replikuar me deputetin Kujtim Gjuzi.

Ndërsa Rama mbante fjalën e tij, deputeti Kujtim Gjuzi ka ndërhyrë duke bërë që kryeministri ta kritikojë për veshjen.

“Realizimi i votës së emigrantëve është sistem, se fillon dot punën kur je në dilemë, a të hyj apo jo në kotec. Naltmadhni, të lutem, mbaj fronin! Të lutem se princ Lekën e nxore jashtë loje. Ke një kontradiktë në objekt, edhe naltmadhni edhe gjuz nuk shkon. Edhe diçka, kur vesh kravatë, këmishën fute brenda. Është A-ja e abc-së së oborrit mbretëror”, tha Rama.