Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 16:04

I gjuajti me kokë kundërshtarit, merret vendimi për Eros Grezdën

Pak ditë më parë futbollisti shqiptar Eros Grezda u përplas fizikisht me sulmuesin e Rijekas, Antonio Colak. Ai e goditi me kokë kundërshtarin e tij pas gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë.

Futbollisti rrezikonte një pezullim deri në 2 vjet, megjithatë Federata Kroate e Futbollit ka vendosur që Grezda të pezullohet vetëm për 4 ndeshje.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit", ka njoftuar federata.

Kujtojmë se futbollisti ka treguar për mediat se shkak për sherrin me Cokak-un ishin bërë provokimet dhe ofendimit e këtij të fundit, si në aspektin personal ashtu dhe në atë kombëtar.(Lexo këtu)