Spanja, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, si pjesë të terapisë, po përfshin edhe xhiron në bregdet. Stafet mjekësore në Hospital del Mar janë fotografuar duke çuar pacientët me Covid-19 në plazh.

Mediat e huaja kanë publikuar fotot ku shihet stafi mjekësor duke shoqëruar një pacient të shtrirë në shtrat.

Në Spanjë janë konfirmuar deri tani 240 326 raste me koronavirus dhe 27 128 viktima.
Spanja vendosi që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 21 qershor.

