Një fotograf i quajtur Donald Plozhani ka mbrojtur publikisht në rrjete sociale 65-vjeçarin që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren. Sipas tij ai nuk meriton të quhet "pedofil" sepse në momentin që vajzave iu vijnë periodat është mëse e ligjshme të kryesh marrëdhënie seksuale me to.
"Ai nuk është pedofil. Femrave të cilave iu kanë ardhur periodat, nuk është e jashtëligjshme të kryesh marrëdhënie seksuale me këto njerëz. Nuk mund t'i shkatërrohet jeta tjetrit se ti ke supozime. Ajo e ka pas qejf vetë. Vajzat të cilat kanë figura të dobëta atërore, ose nuk kanë një figurë atërore në jetën e tyre, i vijnë periodat më shpejt. Në momentin që të vijnë periodat ka një arsye pse të erdhën në atë moshë dhe domethënë që natyra po të shtyn të kesh fëmijë", është shprehur ai.
Ligji 18/2017 i Republikës së Shqipërisë përcakton qartë se fëmijë quhet çdo person nën 18-vjeç, si rrjedhojë marrëdhënia seksuale me persona nën këtë moshë është e jashtëligjshme dhe meriton të dënohet.
Fakti që një vajze i kanë ardhur apo jo periodat nuk domethënë që mund të japë pëlqimin për të kryer marrëdhënie seksuale dhe sidomos që një person madhor të ketë të drejtë të përfshihet ne akte seksuale me të. Perioda e parë zakonisht fillon rreth moshës 12-vjeçare por mund të fillojë dhe shumë më herët që kur vajza është 8-9 vjeçe. Kjo është tërësisht normale dhe nuk është shtysë që dikush të abuzojë.
Shqetësues është edhe fakti se personi në fjalë ka shumë foto të miturish në instagram duke bërë të mendosh se puna si fotograf e lidh me fëmijë. Çfarë ndodh nëse njërës nga këto fëmijë i kanë ardhur periodat?
Sot u mbajt një protestë kundër abuzimit seksual dhe u mblodhën mijëra qytetarë. Qytetarët si Plozhani nuk ishin prezentë ama nuk mungonin pankartat për to. "Kush fajëson viktimën bëhet palë me abuzuesin", "Kush mbron abuzuesin është njëjtë apo më keq se ai!"
View this post on Instagram
View this post on Instagram
