Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 23:11

Udhëtoi për në Paris, flet Rama: Jam Kryeministri, jo një qytetar normal

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Opinion". Fundjavën e kaluar ai udhëtoi për në Paris dhe ky udhëtim u komentua shumë në media. Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur pikërisht rreth kësaj çështje.

Rama është shprehur se është kryeministri i Shqipërisë, jo qytetar normal. Ai ka treguar se ka udhëtuar për në Paris për një udhëtim informal pune.

"Kufijtë janë të mbyllur. Unë kam kaluar në mënyrë klandestine me avion. Unë shkova me avion. Si u ula në kufij të mbyllur? Nuk jam normal qytetar, jam Kryeministri i Shqipërisë dhe kam shkuar ditën e premte pasdite. Kam pasur takim të rëndsishëm informal pune, jam kthyer ditën e shtunë në mesditë. Mund të them me njerëzit e Presidentit të Francës”, tha Rama.