Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 20:08

Doni një listë publike të abuzuesve seksualë? Firmosni këtë peticion

Pasditen e sotme në sheshin "Nënë Tereza" u mbajt protesta kundër abuzimit seksual. Dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe personazhe të njohur u bënë bashkë për t'iu dhënë forcë vajzave dhe djemve që t'i denoncojnë abuzuesit e tyre.

Një qytetare e quajtue Paola Nace ka nisur një peticion ndërmjet të cilit propozohet që lista vendore e emrave të regjistruar si abuzues seksualë të koordinohet nga organet kompetente si Policia e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë dhe të lejojë çdo qytetar të kërkojë të dhënat e dhunimit bazuar në identitetin dhe vendndodhjen e çdokujt.

Nëse ju dëshironi një listë publike të emrave të personave që kanë dhunonuar seksualisht, votoni në peticionin e mëposhtëm:

https://www.change.org/p/ministria-e-drejt%C3%ABsis%C3%AB-regjist%C3%ABr-publik-p%C3%ABr-abuzuesit-seksual%C3%AB-dhe-pedofil%C3%ABt?recruiter=1108150047&recruited_by_id=c13d1f80-a67e-11ea-a9d1-07d8c21f180a&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=psf_combo_share_initial&utm_term=psf_combo_share_initial