Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 17:05

Babai i 15-vjeçares së abuzuar flet nga protesta: Jam në hasmëri, do të më vrasin...

Në sheshin "Nënë Tereza" ka nisur protesta ndaj abuzimit seksual dhe dhunës fizike. Babai i 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës dhe tre personat e tjerë i është bashkuar marshimit dhe ka folur para mediave.

Ai ka treguar se është në hasmëri dhe i bëjnë shantazh se do e vrasin. Babai i 15-vjeçares i lutet shtetit ta çojë në një shtëpi tjetër. Po ashtu ka shtuar se nëse 65-vjeçari që ka abuzuar me të bijën nuk merr dënimin e merituar, atëherë do t'ia japë ai me duart e tij.

“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama denoncoi atë djalin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen.

Të rrinë sa më afër fëmijës mësuesja kujdestare, drejtori, drejtoresha, psikologia dhe jam vet i gjashtë jam në hásmëri. I lutem shtetit që të na çojë në një shtëpi tjetër dhe Elvis Naçit, kam një hyrje në filan vend, të na e ndërrojë kokë për kokë. Shkoj tek shtëpia në Paskuqan, më bëjnë shantazhe, do të vras.

Aty është komitet i vogël, unë tani kam shkuar në Babrru, ku gjejnë e bëjnë. I lutem drejtoreshës së Ministrisë së Arsimit, mirë që e vuajti vajza ime, mos ta vuajnë të tjerët. Ai që e bëri, u kalb atje. Unë do e kisha vrárë, po mirë që hyri në barg. Nëse qeveria nuk i jep dènimin e merituar, do ia jap unë si prind. Ai mos të dalë gjallë se jo vetëm mua, por të gjithëve, por kanë pasur frikë të flasin në Babrru”, ka treguar babai. 

Burimi: "Fax News"