Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 16:04

Stop abuzimeve seksuale: Nis protesta te sheshi "Nënë Tereza" (Pamje)

Historia e 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës ka tronditur vendin. Për më tepër ai i bëri të miturës një video intime të cilën e ndau me tre të rinj. Këta të fundit e përdorin si mjet shantazhi për të abuzuar me 15-vjeçaren.

Ky nuk është rasti i vetëm dhe kjo duhet të ndalojë! Për këtë arsye në sheshin "Nënë Tereza" në orën 16:00 ka nisur protesta kundër abuzimit seksual dhe dhunës fizike. "Ngri ti zërin për ato që nuk kanë zë" është motoja që ka bërë së bashku njerëzit në shesh.

Njerëzit kanë filluar të mblidhen dhe gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo ka siguruar fotot e para. "Unë i përkas vetes time", shkruhet në një ndër posterat.

Burimi: "Top Channel"