Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 14:02

I riu nga Korça rrëfen historinë tronditëse: Mësuesi i fuste duart djemve poshtë bluzës

Një i ri nga Korça ka denoncuar publikisht një mësues, i cili siç tregon djali, bënte veprime të turpshme në klasë. Në një video për "JOQ", i riu tregon se mësuesit në shkollë e dinin, por askush nuk raportonte.

Ai i bën thirrje shokëve të klasës, por edhe mësuesve që ishin në dijeni të kësaj situate të reagojnë sa nuk është vonë.

"Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, mu kujtua një mësues. Ne në atë kohë nuk e kuptonim, por besoj shokët e mi të klasës nëse e shohin këtë video do e kuptojnë për cilin mësues e kam fjalën, për mësuesin që fuste dorën poshtë bluzës së djemve. Ne e merrnim me shaka, në shkollë dihej çfarë bënte ai, por nuk raportohej. Unë tani po reflektoj për atë sjellje të atij mësuesi ndërsa mësuesit e dinin. A flini të qetë ju mësues që e dinit?", shprehet i riu në videon e publikuar nga "JOQ".