Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 12:12

U mbulua nga djersët në parlament, ministrit i bëjnë testin Covid pas seancës

Ministri britanik i Biznesit Alok Sharma nuk është ndjerë mirë gjatë fjalimit në parlament, duke fshirë ballin disa herë me shami gjatë fjalimit, pasi u mbulua nga djersët. 

Ministri u dyshua se është prekur nga virusi dhe është testuar pas seancës. 

Sekretari i Irlandës Veriore Brandon Lewis i tha BBC se rezultatet e Sharma nuk kanë dalë ende dhe ai është vetëizoluar në shtëpi.

Rasti ka shkaktuar zemërim dhe figurat kyçe të opozitës thanë se kjo tregon se qeveria kishte gabuar që hoqi një model hibrid, që lejonte deputetët të punonin dhe votonin nga distanca.